Telegrafi

Ekskluzive! Syzet e Getit 24k, të dizajnuara nga dizajnerja e Lady Gagas e Paris Hilton (Foto)

Projekti i fundit i Getoar Selimit në bashkëpunim me Onat, bëri bujë të madhe.

Instrumentali i këngës “BS” doli të mos jetë origjinal dhe blerja e tij të ketë kushtuar më pak se syzet e Getit në klip, transmeton Telegrafi.

Sipas një hulumtimi syzet kanë kushtuar rreth 1811 euro dhe janë dizajnuar nga Anna Karin Karlsson, e cila dizajnon syze për Lady Gagan dhe Paris Hilton.

Anna në faqen e saj ka shpërndarë fotografinë e reperit shqiptar ku shihet me syzet që sipas saj janë 24 karat./Telegrafi/.