Telegrafi

Ekskluzive! Stresi flet rreth vendimit për të lënë muzikën

Një postim i Stresit në rrjete sociale, ku fliste për një vendim të tij për të ndjekur një ëndërr larg medias dhe publikut shkaktojë bujë të madhe në rrjete sociale dhe median rozë.

I kontaktuar nga Telegrafi, reperi i njohur tha se tashmë ka marrë vendim për të ndjekur një ëndërr të vjetër të tij larg muzikës dhe Shqipërisë.

“Kisha kohë që e prisja këtë moment, dhe vendimin ka pak kohë që e kam marrë dhe jam i lumtur që po realizoj një ëndërr të madhe timen”, tha reperi duke mos dashur të zbulojë se për çfarë bëhet fjalë.

Stresi tha se momentalisht ndodhet shumë larg Shqipërisë dhe ka vendosur të largohet nga muzika për t’u kthyer pas një pauze.

Vendimi i shpejtë i tij ka bërë që edhe projekti i tij i fundit muzikor, të cilin e ka realizuar me Flori Mumajesin të mos publikohet.

Stresi ka tetë vite që është bërë pjesë e rep skenës shqiptare dhe është njëri nga artistët më të përfolur të showbizit shqiptar./Telegrafi/