Site icon Telegrafi

Ekskluzive: Sigal Prishtina transferon bishën Brian Greene (Video)

31-vjeçari i cili është i gjatë 196cm së fundmi ka luajtur në Finlandë për ekipin Kataja Basket ku është përzgjedhur si njëri ndër lojtarët më të mirë të kësaj lige. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe IMS Haëks (Zelandë të re), Reales LV (Republika Domenikane), Hoverla (Ukrainë), Mykolaiv (Ukrainë). Pra, siç e shihni edhe vet, Greene është një lojtarë më përvojë të madhe ndërkombëtare.

Greene është një lojtar shumë atletik dhe shumë energjik. Ai njihet për fuqinë e tij në depërtimë dhe goditjet nga distanca. Pikërisht ky lloj i lojtarit i ka munguar së fundmi Sigal Prishtinës.

Ai në vitin 2011 e ka fituar edhe kompeticionin për ngulitje ‘Grand Slam Competition’ në Ukrainë dhe këtë mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme.

Brian ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Bardhekaltërit dhe sipas burimeve të Telegrafit, ishte trajneri i ri i skuadrës, Sabit Hadzic, që e ka bindur atë të vijë në Kosovë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version