Telegrafi

Ekskluzive: Si duken ambientet e Gjykatës Speciale, një mbishkrim në gjuhën shqipe

Selia e Gjykatës Speciale

Drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri, nga Haga për emisionin “Debat Plus” ka bërë një raportim të detajuar se si duken ambientet e Gjykatës Speciale.

Panduri nga selia e Gjykatës Speciale ka treguar se në ketë objekt ekziston vetëm një element që mund të lidhet me Kosovës e ai është mbishkrimi në gjuhën shqipe që tregon hyrjen në objektin që janë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e prokurorit të specializuar të Kosovës.

Po ashtu në pllakën njoftuese në gjuhën shqipe, sikurse edhe në atë angleze dhe serbe, tregohet se objekti është nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë, raporton Telegrafi.

Drejtori i RTV Dukagjinit tregon se asnjë element tjetër nuk duket të ketë lidhje me shtetin e Kosovës, pavarësisht se Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe është thënë se Gjykata do të funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës.

Është për t’u përmendur se termi “Republika e Kosovës” nuk figuron në asnjë vend në këtë objekt./Telegrafi/