Pas gjashtë viteve ndërprerje, reality show “Shpija e Kosovës” do të rikthehet me edicionin e saj të tretë.
Ky reality show që me format të njëjtë organizohet në shumë vende të botës, do të vijë në ekranin shqiptar me disa ndryshime të mëdha.
Telegrafi mëson se tashmë përgatitjet për realizimin e edicionit të ri kanë filluar dhe shumë shpejt do të publikohet data e fillimit të tij.
Bëhet e ditur se ndryshe nga edicionet e kaluara, “Shpija e Kosovës” do të zhvillohet në një tjetër lokacion dhe me një ambient të shumë të veçantë.
Pjesë e edicionit të ri pritet të jenë 22 deri në 28 banorë nga vende të ndryshme shqipfolëse./Telegrafi/