Telegrafi

Ekskluzive! Shkodran Mustafi paralajmëron hitin e Ardian Bujupit dhe Dj Dalool (Foto)

Ardian Bujupi dhe DJ Dalool së shpejti do të publikojnë projektin e ri.

Bëhet fjalë për projektin “Na jena një”, të cilën e ka paralajmëruar edhe futbollisti shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi.

Ky i fundit ekskluzivisht për Telegrafin ka bërë një paralajmërim duke u fotografuar teksa mban një letër, ku shkruan “Na jena një”.

Për muzikën e këngës është përkujdesur vetë DJ Dalool me bashkëpuntorin e tij Avaxus dhe Ardianin.

Kurse tekstin e ka shkruar një prej tekst-shkruesve më të mirë shqiptar, DaGhost.

Projekti lansohet nesër !/Telegrafi/