Para dy ditësh raportuam se bordi i klubit është afër nënshkrimit të marrëveshjes me një trajner të huaj me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe se emri i tij do të mësohet të premten. Brenda ditës klubi do të dalë me një komunikatë zyrtare dhe do ta kumtojë këtë lajm.
Bardhekaltërit kanë nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me Hadzicin i cili së fundmi ka qenë përzgjedhës i Përfaqësueses së Bosnjës në garat e EuroBasketit.
Ai gjithashtu njihet edhe si një basketbollist me famë të madhe në Jugosllavi, pasi që ishte pjesëtar i gjeneratës së artë të vitit 1984, kur Jugosllavia pati shkëlqyer në Lojërat Olimpike.
Hadzic ka korrur suksese edhe me ekipin e Sarajavës duke u shpallur kampionë disa herë me këtë skuadër. /Telegrafi/