Sezoni i ri i serialit më të ndjekur vendor “O sa mirë” do të vijë me disa ndryshime.
Njëri nga personazhet më të dashura për publikun, ai i “Rron prishtinalisë” do të rikthehet në serial.
Për Telegrafin burime brenda serialit pohuan se pas një pauze , aktori Armend Ismaili do të rikthehet me karakterin e tij.
Ndryshe xhirimet e sezonit të ri do të fillojnë me datën 8 shkurt dhe priten që ndryshimet të sjellin shumë befasi për publikun e shumtë në të gjitha trojet shqiptare që ka ky projekt televiziv./Telegrafi/