Një prej reperëve më të njohur serb, MC Stojan, nuk ka hezituar që të inspirohet në tregun shqiptar.
Ai ka huazuar projektin e Sergios, “I just Wanna Say”, këngëtarit nga Shqipëria i cili realizoi hitin kohë më parë.
MC Stojan mori këngën dhe e realizoi në serbisht këtë projekt, duke e përvetësuar atë, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, pas procedurave të inicuara, burimet e Telegrafit mësojnë se reperi serb ka paguar për të drejtën autoriale dhe ka marrë licencën nga vet Sergio dhe menaxhmenti i tij për projektin.
Nuk është hera e parë që serbët inspirohen, por muzika moderne shqiptare vetëm sa po shkon duke u përhapur në mbarë Evropën e pse jo edhe te fqinjët veriorë. /Telegrafi/