Telegrafi

Ekskluzive: Publikohet videoja ku shkelen Almiri 4-vjeçar dhe familja e tij (Video, 18+)

Në adresë të Telegrafit ka ardhur një video, në të cilën sipas lexuesit janë pamjet e shkeljes së Almirit 4-vjeçar, gjegjësisht atij dhe familjes së tij.

Pas kësaj ngjarje, ku Almiri nga Kumanova mbeti i lënduar rëndë, pas disa ditësh ai vdiq në Spitalin Klinik në Shkup.

Varrimi i Almirit u bë ditën e shtunë ndërsa sot pritet të mbahen protesta në të cilat do të kërkohet drejtësi dhe dënim maksimal për atë që kishte bërë shkeljen e tij, maqedonasin Boban Iliç – i cili tanimë gjendet në paraburgim.

Për vrasjen e Almirit 4-vjeçar kanë reaguar qytetarët, subjektet nga Maqedonia dhe nga jashtë, institucionet, por edhe i gjithë opinioni i gjerë. /Telegrafi/