Telegrafi

Ekskluzive – Projekti i ri i Getit dhe Majkut, mësoni të gjitha detajet (Video)

Getoar Selimi ka paralajmëruar videoklipin e ri në bashkëpunimin e tij të dytë me reperin tjetër të Babatars, Majkun.

Ky do të jetë vazhdim i projektit të lansuar verën e kaluar nga Babastars, i cili arriti të thyejë shumë rekorde, bëhet fjalë për projektin “S’jena Mo”.

Telegrafi mëson nga burimet e sigurta se tash Geasy ka vendosur të vijë në një këngë me tematikë dashurie, por po ashtu ritmike dhe në ritme të verës.

Telegrafi a ka dëgjuar këngën që do ta ketë titullin “Ajo” dhe bëhet fjalë për një manifest ritmik, ku Getoar Selimi në tekstin e projektit e përshkruan femrën si çokolladën “Nutella”.

Ndryshe videoklipi është në përfundim e sipër, pra kanë mbetur të vendosen vetëm ngjyrat dhe post produksioni, teksa pjesa tjetër e montazhës në klipin ku personazh kyç është super modelja Xhesika Berberi gati sa janë përfunduar.

Videoklipi është realizuar nga Max Production.

Për muzikë, sipas burimeve të sigurta të Telegrafit janë përkujdesur dy top producentët nga shtëpia Massive Production, Granit Gashi dhe Nurteel, me Getoar Selimin që regjistrimin e këngës e ka kryer në Tiranë, teksa Majku pjesën e vet e ka realizuar në Prishtinë në studion e Massive.

Projekti ka tashmë gjashtë muaj që është i përfunduar konceptualisht, por vetëm tash ka gjetur lansimin në prag të stinës së verës.

Ajo që në fakt pritet nga artistët është një hit i radhës, i cili pa dyshim se do të pëlqehet ashtu sikurse “S’jena Mo”. /Telegrafi/