Site icon Telegrafi

PDK bëhet me institut të brendshëm (Video)

Partia Demokratike e Kosovës, së shpejti pritet të themelojë një institut për të analizuar punët e partisë.

Burime të Tribuna Channel brenda PDK-së, kanë konfirmuar se në një nga mbledhjet e fundit të Kryesisë së kësaj partie është vendosur për themelimin e këtij instituti, të cilin është menduar ta drejtojë zëvendësministri i tashëm i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi.

Gjithnjë, sipas këtij burimi, ky është propozim i kryetarit të ri të kësaj partie, Kadri Veseli.

“Instituti do të ketë buxhet të vetin dhe do të veprojë si i pavarur brenda PDK-së. Ai do të përbehet nga disa njerëz. Instituti do të bëjë analiza, propozime dhe do të orientohet në hartimin e programit. Është ide e kryetarit Veseli. Themelimi i këtij instituti, parashihet edhe me statut të partisë dhe besoj kjo do të ndikojë në demokratizimin e partisë ”, ka thënë ky burim.

Për gazetarin Bajrush Morina, themelimi i këtij instituti nga ana e PDK-së, është tendencë e kësaj partie që përmes këtij institut t’i hapin derën daljes nga koalicionin qeverisës më LDK-në.

Exit mobile version