Telegrafi

Ekskluzive! Miloti edhe pak ditë dhëndërr, ja detajet e dasmës (Foto)

Milot Llalloshi ka vendosur t’i japë fund beqarisë së tij këtë muaj.

Ai dhe e fejuara e tij, Erxhina Ismajli do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë me 29 prill.

Burime të Telegrafit mësojnë se familja Llalloshi ka organizuar një dasëm të madhe për djalin e tyre të vetëm.

Dasma do të mbahet në qytetin e Prizrenit ndërsa do të ketë shumë të ftuar.

Duke qenë se në mesin e mysafirëve do të jenë shumica e artistëve të estradës sonë, ndryshe nga dasmat e tjera për argëtimin e mysafirëve do të kujdesen një numër i këngëtarëve.

Miloti për publikun shqiptar u bë i njohur pas disa bashkëpunimeve muzikore me motrën e tij, këngëtaren e njohur Edona Llalloshi, ndërsa prej vitesh nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor duke u fokusuar te puna me produksionin e tij që është ndër më të kërkuarit në tregun vendor./Telegrafi/