Më në fund është marrë vendimi përfundimtar për ndeshjen e ndërprerë mes Kroacisë dhe Kosovës.
Takimi u ndërpre në minutën e 21-të për shkak të kushteve atmosferike ku kishte reshje të mëdha të shiut.
Burime të Telegrafit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë konfirmuar se është marrë vendimi nga UEFA që i ka konfirmuar dy përfaqësueseve që ndeshja të luhet ditën e sotme.
Dy Përfaqësueset do të zbresin në fushë në ora 14:30 dhe ndeshja do të fillojë nga minuta e 21-të.
Kësisoj menjëherë pas kësaj ndeshje, kosovarët por edhe kroatët do të udhëtojnë pasi të martën dy Përfaqësueset kanë ndeshje të rëndësishme ndaj Finlandës në Shkodër dhe ndaj Turqisë në Stamboll.
Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes rezultati ishte i barabartë 0:0. /Telegrafi/