Site icon Telegrafi

Ekskluzive, Mema: ”Shkupi, një histori Ilire” do ta dridh Maqedoninë

Gazetari i Top Channel, Marin Mema me një rrëfim ekskluziv për Telegrafi Maqedoni ka treguar se këtë të shtunë do ta dridh Maqedoninë me një dokumentar të emërtuar ”Shkupi, një histori Ilire”.

Mema për Telegrafi Maqedoni ka treguar se si Policia e Maqedonisë e ka ndaluar atë për disa orë në pyetje që në fillim dukej si kontroll rutinë, por pastaj u shndërrua në një ndalim disa orësh.

”Ka shumë të vërteta që ky emision do të zbulojë. Janë të vërteta ulëritëse që janë mbuluar me harresë. Çfarë fsheh Shkupi i vërtetë? Çfarë fshihet nën kala, nën monumente, në të gjitha objektet arkeologjike. Kë frikësoi dhe shqetësoi kaq shumë ky dokumentar derisa grupi i Top Channel u ndalua për disa orë në komisariatin e Shkupit? ‎Si kontrrolli ‘rutinë’ u transformua në një ndalim disa orësh. Çfarë ndodhi në të vërtetë? Gjithçka do ta tregojë dokumentari i së shtunës në ora 20 e 10. Shkupi, një histori Ilire”, thotë Mema për Telegrafi Maqedoni.

Mema gjithashtu për Telegrafi Maqedoni shprehet ”Ky do të trondisë të gjithë ata që kanë shkatërruar historinë e vërtetë të këtij qyteti. Institucione të tëra nuk do t’i shpëtojnë investigimit. Për plot 35 minuta do të tregohet historia pa doreza”.

Mema spjegon për edhe atë çka ka dokumentari ‘Shkupi, një histori Ilire”. ”Dokumentari do të sjellë të vërtetat e qytetit të Shkupit nga antikiteti e deri më sot. Është një investigim që ka për objektiv të vërtetat. Kur ka lindur ky qytet? Cilët janë banorët e parë dhe si është manipuluar historia nga sllavët. Investigimi do të jetë i detajuar dhe i bazuar në fakte të padiskutueshme”, thotë Marin Mema./Telegrafi/

Exit mobile version