Telegrafi

Ekskluzive – Martohet reperi Elinel (Foto)

Reperi Elinel duket se përfundimisht i ka dhënë fund beqarisë.

Telegrafi mëson nga burimet e afërta me reperin se ai i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar.

Ai ka ndërruar unazat me të dashurën e tij të kahmotshme, Klementinën, me të cilën është parë edhe në shumë dalje publike.

Telegrafi ka siguruar një foto të çiftit që i sheh ata në sesion fotografik tipik për të martuarit.

Megjithatë, reperi vet nuk ka folur për një martesë dhe e ka mbajtur atë në mënyrë shumë sekrete dhe larg mediave.

Mësohet se bashkëshortja e Elinelit, Klementina është shtatzënë. Ky do të jetë fëmiu i parë i çiftit. /Telegrafi/