Site icon Telegrafi

Ekskluzive: Martohet Lyrical Son (Foto)

 Ai është martuar me të dashurën e kahmotshme dhe të fejuarën, Gresa Krasniqi.

Ceremonia është kryer në privatësi të plotë, pa prezencën e kamerave dhe të drejtës për të fotografuar, pasi vet reperi kishte dëshiruar privatësi të plotë nga mediat.

 

Telegrafi ka arritur të sigurojë detaje nga ceremonia e martesës dhe një fotografi, ku shihet se kjo martesë e Lyrical Son është festuar me të gjitha traditat shqiptare, ku shihen edhe krushqit teksa sjellin nusen në shtëpinë e saj të re.

Telegrafi nga burime të sigurta ka arritur të sigurojë edhe një fotografi të Lyrical Son, i cili shihet duke hyrë me një veturë të vjetur tradicionale amerikane.

Festa do të vazhdojë në mbrëmje ku miq, familjarë e kolegë të reperit janë të ftuar në Hotel Emerald në Prishtinë. 

Lyrical Son dhe Gresa Krasniqi kohë më parë u fejuan, teksa tani kanë kurorëzuar lidhjen e tyre të nisur që një kohë të gjatë, duke u martuar. /Telegrafi/

Exit mobile version