Telegrafi

Ekskluzive! Lori rrëfen raportet me Cozman, ja si u njohëm (Foto/Video)

Projekti i fundit i Cozman bëri bujë të madhe duke arritur një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube” në vetëm pak ditë.

Veç që erdhi krejtësisht ndryshe, reperi u përfol edhe për vajzën e tij në video, për të cilën u tha se ka krijuar një lidhje.

Thashethemet u bën edhe më të forta kur u përhap lajmi se ai dhe Tuna i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

E kontaktuar nga Telegrafi, vajza seksi në videoklip, e cila quhet Lori Hoxhallari zbuloi se si është njohur me reperin dhe si janë raportet mes tyre.

“Cozmani nuk më ftoj vetë në video, e njoha përmes menaxheres sime të modelingut me të cilën kam punuar përpara dhe përmes saj u bëra pjesë e videoklipit”, tha Lori, e cila mohon thashethemet se ai dhe reperi janë në lidhje dashurie.

“Nuk kemi asnjë lloj lidhje, thjesht shoqëri kemi, Cozman është djalë i respektueshëm dhe shumë i dashur”, shtoj tutje modelja, e cila zbuloi se edhe pas  përfundimit të klipit vazhdon të mbajë kontakte me reperin.

Ndryshe Lori për publikun shqiptar u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother Albania”. Ajo gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, krijoi një lidhje me konkurentin nga Kosova, modelin dhe moderatorin Visar Kalludra, lidhje që nisi dhe përfundoi gjatë spektaklit.

Afrimitetin me meshkujt nga Kosova, bukuroshja seksi e tregoi edhe në videoklipin e Vigan Shehut, për të cilin po ashtu u tha se kishte krijuar një lidhje, por që mbeti si thashethem pasi u mohua nga të dyja palët./Telegrafi/