Telegrafi

Ekskluzive: Llapi bën goditjen e madhe në afatin kalimtar, nënshkruar me sulmuesin Latif Amadu

BKT Superliga e Kosovës është në pushim pas përfundimit të edicionit vjeshtor.

Por skuadrat tanimë kanë filluar punën për tu përforcuar dhe Llapi ka bërë goditjen e parë të madhe.

Fituesi i Kupës së Kosovës ka përforcuar repartin ofensivë me një futbollist shumë cilësorë.

Fjala është për sulmuesin ganez, Latif Amadu që ka një përvojë të gjatë si në Evropë ashtu edhe në futbollin arab.

28-vjeçari më parë ka luajtur për Dynamo Brest në Bjellorusi, KF Teutën në Shqipëri dhe SC Kfar Qasem në Izrael, para se të bëj karrierë në Arabi tek skuadrat Khaleej e Al-Ansar.

Telegrafi ka kontaktuar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina i cili e ka konfirmuar shkurtimisht marrëveshjen me lojtarin.

“Po mund të konfirmojë se kemi nënshkruar me sulmuesin Latif Amadu dhe jemi duke kompletuar dokumentacionin e tij”, tha Batatina për Telegrafin.

Sulmuesi shtatlartë ka bërë mjaftë mirë në kategorinë superiore në Shqipëri me fanellën e Teutës, ku për dy vite realizoi 18 gola dhe dhuroi gjashtë asistime.

Prezantimi i lojtarit me fanellën e Llapit pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/