Site icon Telegrafi

Ekskluzive: Kosova fton katër lojtarë të Prishtinës, spikat ftesa për Gledi Micin

Kosova do t’i zhvillojë katër ndeshje në muajin qershor, por dy prej tyre janë rezervuar për lojtarët e Superligës.

Dardanët gjatë muajit qershor do t’i zhvillojnë katër ndeshje miqësore, por për dy ndeshjet në Antalia kundër kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë, përzgjedhësi Bernard Challandes do ta publikojë listën e futbollistëve javën e ardhshme.

Telegrafi nga burimet e saj brenda FFK-së ka mësuar se tashmë kanë shkuar ftesat për shumicën e lojtarëve që do të jenë prezent.

Nga Prishtina janë ftuar katër lojtarë: Endrit Krasniqi, Lumardh Dellova, Leonit Abazi dhe Gledi Mici, shkruan Telegrafi.

Ky i fundit është nga Tirana, ndërsa ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë U19 dhe U21.

Në anën tjetër edhe Leoni Abazit ka qenë pjesë e Shqipërisë U21, ndërsa ka qenë i tubuar edhe tek ekipi A.

Lumbardh Dellova dhe Endrit Krasniqi kanë luajtur në grupmoshat e Kosovës.

Prishtina e ka fituar titullin e kampioni këtë sezon, duke bërë një rikthim sensacional nga (-14) pikë dhe duke i mposhtur rivalët direkt për titull Dritën dhe Ballkanin si brenda ashtu edhe jashtë.

Lojtarët e ftuar të Prishtinës kanë qenë ndër më të mirët këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Në anën tjetër na Ballkani janë ftuar Mirlind Daku, Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi. /Telegrafi/

Exit mobile version