Telegrafi

Ekskluzive, Kosova arrin në stadium, pamje para ndeshjes miqësore (Video/Foto)

Tashmë stafi i Përfaqësueses së Kosovës së bashku me lojtarët kanë arritur në stadium.

Kosova do të përballet me Ishujt Faroe në Frankfurt, në ndeshjen e parë miqësore pas pranimit në FIFA dhe UEFA.

Telegrafi përmes gazetarit të dërguar në terren do të sjell minutë pas minute foto dhe video nga kjo ndeshje e Kosovës.

Lojtarët janë duke u bërë gati dhe më vonë do të dalin në fushë për ta kryer edhe nxehjen.

Ndeshja fillon në ora 20:00. /Telegrafi/