Partia Demokratike e Kosovës ka filluar të bëjë ‘spastrimin’ e kuadrove të saj në komunat e Kosovës.
Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli tashmë ndodhet në Prizren ku edhe do t’u kumtojë lajmin e hidhur disa prej drejtorëve të partisë së tij.
Telegrafi ka mësuar emrat e drejtorëve të cilët që nga sot nuk do të jenë më pjesë e pozitave të tyre udhëheqëse në Prizren.
Drejtorët të cilët do të shkarkohen janë: Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike, Nijazi Kryeziu drejtor i Urbanizimit, Bedri Bytyqi drejtor i Inspektoratit, Nexhat Çoçaj drejtor i Arsimit,
Elhame Berisha drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyber Rizanaj drejtor i Shëndetësisë.
Të njëjtat burime i kanë thënë Telegrafit se këtë vendim Veseli e ka marrë si rezultat i mos efikasitetit në punë nga ana e drejtorëve si dhe akuzave të shumta për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Telegrafi/