Telegrafi

Ekskluzive, Jonida Maliqi flet pak para paraqitjes në “Eurovision”: Jam gati për ta përfaqësuar vendin sa më denjësisht

Shqipëria sonte prezantohet në natën e dytë gjysmë-finale të “Eurovision 2019”.

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë shtetin shqiptar me këngën e saj “Ktheju Tokës”.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Jonida ka rrëfyer emocionet e saj pak para ngjitjes në skenën e madhe të Tel Avivit, në Izrael.

“Është normale të kemi emocione, kemi punuar shumë fort të gjithë si grup, sot është dita e madhe për të përfaqësuar vendin tonë sa më denjësisht, për të përfaqësuar këngën shqiptare, për të realizuar qëllimet tona. Mendojmë që gjithçka e kemi gati tani, skenën..ndjehemi shumë komfor, ju falënderojmë për gjithë mbështetjen që na keni dhënë deri më tani”, tha Jonida Maliqi për Telegrafin.

Jonida Maliqi në “Eurovision 2019”

Plot 18 është numri i shteteve që konkurrojnë në këtë gjysmë-finale dhe vetëm 10 prej tyre që do të rezultojnë më të votuarat nga publiku dhe juria, do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën.

Ekskluzivisht për Telegrafin, Jonida u bënë thirrje të veçantë të gjithë shqiptarëve që t’i ofrojnë mbështetjen e tyre maksimale në këtë mbrëmje.

“Kënga “Ktheju Tokës” është një këngë, e cila përfaqëson më së miri shqiptarët jashtë trevave shqiptare, ata që ndodhen kudo nëpër botë. Kështu që është mënyra më e mirë që ata të na votojnë, të na mbështesin duke votuar këngën shqipe, vendin tonë dhe pse jo artin shqiptar”, ka thënë Jonida për Telegrafin.

Jonida Maliqi në “Eurovision 2019”

Duke qenë se votimi nga publiku është një nga elementet kyç për pjesëmarrësit që të arrijnë finalen, shqiptarët nga mbarë diaspora mund të votojnë artisten shqiptare duke dërguar kodin “14”, në numrat përkatës të shteti ku ata ndodhen.

Në vazhdim, ju sjellim listën me shtetet që kanë të drejtë votimi sonte (e enjte) në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”. /Telegrafi/

Mënyrat e votimit për Shqipërinë nga secili shtet