Rrjetet sociale sot mundësojnë që artistët shqiptarë të jenë më afër fansave të tyre dhe t’i informojnë ata për çdo risi.
Kjo bënë që informacioni dhe reklama për mbrëmjet dhe koncertet e tyre të përhapet shumë shpejt dhe sallat të mbushen plot adhurues të muzikës së tyre.
Vite më parë lajmërimi për një koncert bëhej vetëm me postera të vendosura në rrugë.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive të disa posterave që reklamonin koncerte në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000.
Posterat janë kryesisht lajmërime për mbrëmje të rep-muzikës e natyrisht që pjesë e tyre janë të parët që sollën muzikën rep në vendin tonë. /Telegrafi/