Telegrafi

EKSKLUZIVE: IPKO ofron iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, prej 399.95 euro

Sipas kushteve të marrëveshjes me Apple, IPKO mbetet operatori ekskluziv i telefonisë mobile në Kosovë për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, që do të jenë në dispozicion duke filluar nga sot, data 31 tetor 2014.

“Duke e kombinuar ndërfaqen unike të iPhone me përvojën më të mirë të qasjes në internetin mobil 3G/WiFi me shpejtësi të pakrahasueshme, si dhe përdorimit të aplikacioneve të preferuara të përdoruesve tanë, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do ta avancojnë përvojën e përdorimit të telefonit të mençur mobil në një nivel të pa provuar deri më sot në Kosovë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Përveç spektrit të gjerë të karakteristikave të mençura dhe inovative që sjell iPhone, oferta atraktive e IPKO-së për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus edhe më tej do ta rrisë kënaqësinë e konsumatorëve me pajisjen më të famshme mobile në botë.

Bashkë me pakon mujore postpaid – Mujore L, IPKO sjell ofertë unike dhe të pa konkurrencë për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Me Mujore L, iPhone 6 është në dispozicion për 399.95 euro, në të gjitha dyqanet zyrtare të kompanisë IPKO.

Përdoruesit që abonohen në Mujore L për 6 muaj (në pakon me vlerë prej 300 euro), për çdo muaj do të pranojnë edhe nga 1000 minuta dhe 1000 SMS kombëtar, si dhe 1000 MB internet në mobil.

Për më shumë informata lidhur me modelet e iPhone 6 models, klikoni këtu

Ndërsa, për më shumë informata lidhur me iPhone, klikoni këtu