Site icon Telegrafi

Ekskluzive: Incidenti gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel, kompania ajrore bullgare tregon në detaje se çfarë kishte ndodhur

Kompania ajrore bullgare (ALK Airlines) ka dhënë detaje të reja për Telegrafin, se si ka ndodhur incidenti gjatë fluturimit të aeroplanit Boeing 737-300 nga Prishtina për në Bazel.

Në një përgjigje elektronike të dhënë nga kompania ajrore ALK Airlines për Telegrafin, bëhet e ditur se si kanë ndodhur turbulencat dhe ulja emergjente e aeroplanit.

“Gjatë fluturimit të ALK-it në VBB 7205 PRN-MLH (nga Prishtina në Bazel) më 16 qershor 2019 (avioni Boeing 737-300, me shenjën e regjistrimit LZ-MVK), gjatë kohës kur shenjat për rripin e sigurisë ishin të ndezura ndodhi një turbulencë e papritur kur ka shënuar rënie nga lartësia – pak jo shumë. Është lajmëruar kontrolla e trafikut ajror se çka po ndodhë. Dhe ata kanë dhënë leje për të ndryshuar nivelin e fluturimit”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga ALK Airlines për Telegrafin.

Lexo po ashtu Pamje përbrenda aeroplanit Prishtinë-Bazel, pasagjeri thotë se panë vdekjen me sy (Foto/Video)

ALK Airlines, thekson tutje se ulja e aeroplanit është bërë normalisht pa pasoja për aeroplanin dhe ekuipazhin, dhe se ndihma mjekësorë është kërkuar menjëherë pas uljes dhe se dy udhëtarë janë dërguar për në spital, për shkak se kanë qenë më të lënduar.

Lexo po ashtu Pasagjeri shqiptar rrëfen tmerrin që e kishte përjetuar nga turbulenca: Rripi i sigurisë u këput dhe përplasa kokën në tavan (Video)

Incidenti në aeroplanin që po fluturonte nga Prishtina për në Bazel ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ku në bord ishin 121 pasagjerë, prej të cilëve 10 janë lënduar gjatë turbulencave që ka pësuar aeroplani.

Lexo po ashtu Pasagjerja nga Suhareka rrëfen tmerrin e përjetuar në fluturimin Prishtinë-Bazel, thotë se burri pësoi djegie - tregon pamje të reja (Video)

Ndërkohë Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, përmes një njoftimi të bërë për media ka njoftuar se ka kontaktuar me zyrtar të kompanisë ajrore ( ALK Airlines) e dhe ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ngjarje, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version