Site icon Telegrafi

Ekskluzive – Flet Cozman, a është “Si Dje” dedikim për Tunën?

Reperi i Babastars, Cozman, lansoi ditë më parë projektin e tij të parë solo, “Si Dje” që u përshkua nga një sukses i jashtëzakonshëm.

Për një ditë reperi arriti gjysëm milionë klikime me këngën që nga teksti prekës u konsiderua si dedikim për Tunën.

I kontaktuar nga Telegrafi, Cozy nuk hezitoi të përgjigjet në disa pyetje sa i përket projektit të fundit.

I pyetur se nëse projekti është dedikim, ai u përgjigj duke u buzëqeshur.

“Ndoshta…”, u shpreh ai duke buzëqeshur.

I pyetur të spjegojë raportin e tij me Tunën, ai tha se nuk dëshiron të flasë për jetën e tij private, duke lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes tij dhe këngëtares.

Në portale doli një raportim ku shihej se si menaxheri i Tunës kërkoi nga promoterët e koncerteve që në poster reperi të diskriminohej duke dalë me emër dhe foto më të vogël se sa Tuna, e për këtë ai po ashtu u shpreh shkurt.

“I kam përcjellë të gjitha zhvillimet me vëmendje. Unë respektova marrëveshjen dhe isha në koncert. Ishte një mbrëmje shumë e mirë. E falënderoj publikun shqiptar të Zvicrës. Sa i përket fotove të publikuara nga pronari i diskotekës, nuk kam çka të shtoj. Secili person le t’i bart konsekuencat dhe le t’i ketë gjërat në ndërgjegjen e vet. Unë bëra atë që duhej bërë, shkova në koncert dhe respektova njerëzit që erdhën për të më dëgjuar”, theksoi Cozy.

Ai në fund falënderoi fansat e tij dhe të Babastars për përkrahjen nga projekti “Si Dje”, që për të ka arritur pritjet që i ka pasur.

“Falënderoj Getin dhe Majkin, ashtu sikurse edhe Kicon që punuan bashkë me mua në këtë këngë. Projekti ka marrë shumë përkrahje dhe jam i nderuar për këtë e shumë falënderues”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version