Fjolla Morina ka pranuar publikisht se ka filluar një lidhje të re dashurie.
Megjithë përpjekjet që të dashurin e ri ta mbaj larg publikut, këngëtarja është kapur mat gjatë ditës së sotme në aeroportin e Prishtinës.
Fotografi ekskluzive të siguruara nga Telegrafi tregojnë Fjollën dhe mashkullin krah saj, që pretendohet të jetë i dashuri.
Këtë fakt e vërtetojnë edhe burimet e sigurta të cilat zbulojnë se çifti kanë udhëtuar drejt Stambollit për të vazhduar në Antalya.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur, e cila momentalisht po punon rreth projektit të saj më të ri muzikor, është nënë e dy vajzave të cilat i ka nga dy lidhjet e saj të kaluara. /Telegrafi/