Ardhja e mundshme e Vojsllav Sheshelit në Kosovë kishte mobilizuar dje institucionet e kosovare. Pas urdhrit për arrestimin e tij nga MPB-ja, Policia e Kosovës kishte dërguar dje njësitin më elitar “FIT” në Mitrovicë, njësit ky që ndërhynë vetëm kur rreziku është i shkallës më të lartë.
“Zeri.info” merr vesh se ky njësit ka qenë i pozicionuar në Mitrovicë dhe në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në rast se Sheshel do të tentonte të futje në territorin e Kosovës. Por përveç njësitit special “FIT”, në Mitrovicë ishin dërguar edhe një numër i madh i pjesëtareve të njësitit “NJSO”.
Një burim brenda policisë i ka thënë “zeri.info” se këto njësi do të ndërhynin menjëherë për të arrestuar të Sheshelin. Ende nuk dihet numri i saktë i pjesëtareve të njësive speciale që kanë qenë të në këtë aksion.