Site icon Telegrafi

Diana Kozniku, trajnere kondicionale e kombëtares kroate të basketbollit të femrave (Foto)

Diana Kozniku ka arritur edhe një sukses në shtetin kroat.

Megjithëse është garuese e kërcimeve në pishinë, ajo ka filluar të punojë në Federatën e Basketbollit të Kroacisë.

Në fakt, vajza e legjendës së futbollit kroat Ardian Koznikut është zgjedhur si trajnere kondicional e kombëtares së Kroacisë në basketboll, pasi kohë më parë ka kryer studimet e Fakultetit të Edukatës Fizike.

Diana në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se tash e sa ditë po stërvit ekipin kroat të grupmoshave deri në 18 vjet.

“Po kam filluar tash e sa ditë t’i ushtroj basketbollistet e reja kroate. Jam e kënaqur me punën që po bëjë në kombëtare. Jemi ekip shumë i mirë dhe po presim që të arrijmë rezultate pozotive”, tha Kozniku për Telegrafin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Diana Koznikut

Theksojmë se trajner kryesor i kombëtares është Zeljko Ciglar, i cili kishte udhëhequr me sukses atëbot[ klubin kosovar të basketbollit të femrave, Universiteti.

Kampionati evropian për grupmoshat e reja do të mbahet në Sopron të Hungarisë, ku Kroacia gjendet np grup me Serbinë, Spanjën dhe Suedinë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version