Menaxheri i Babatars, Dekorim Sahiti ka dhënë një deklaratë ekskluzive për Telegrafin, duke rrëfyer se shkaqet që kanë çuar deri tek incidenti i Cozman me Noizyt, ende nuk janë të qarta:
“Ne nuk i dimë arsyet se pse ka ardhur deri tek ky incident. Unë jam informuar nga njerëzit e më pas edhe nga mediat për ngjarjen. Shumica e anëtarëve të BabaStars janë në pushimet e tyre verore, dhe nuk janë në dijeni se pse ka ardhur deri tek ky incident. Gjithsesi se tani unë si menaxher i labelit jam duke i marrë të gjitha informacionet e mundshme, për të mësuar më shumë për këtë rast, sepse motivet ende nuk i dij”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/