Cozman ka realizuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili do ta sjell reperin e njohur ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim deri më tani.
Telegrafi mëson se artisti do të vijë me një baladë, e cila për tematikë ka dashurinë.
Kënga, e cila mban titullin “Si dje” është e punuar nga Getoar Selimi dhe Majk ndërsa e realizuar me videoklip nga produksioni “Entermedia”.
Ky projekt që rikthen reperin me një projekt solo pas disa bashkëpunimeve pritet të publikohet sonte rreth orës 19:00./Telegrafi/.