Reperi gjerman, Bushido, ka arritur në Prishtinë.
Superylli gjerman i hip hopit do të performojë sonte në Prishtina Plus Festival në Parkum e Gërmisë.
Telegrafi mëson se ai ka arritur në Prishtinë në ora 17:00 me aeroplan privat.
Ai në aeroport është pritur nga agjenti Nexhat Morina, i cili është i njohur në mesin e artistëve botëror për pritjen që u bën në Kosovë.
Bushido është akomoduar në Swiss Diamond Hotel, ku po pushon para performancës sonte në Parkun e Gërmisë.
“Do jetë mbrëmje e madhe. Të gjithë flamujt Kuq e Zi me vete”, tha Bushido për Telegrafin.
Pos Bushidos sonte performojnë edhe MC Kresha dhe Lyrical Son, Ceza dhe Elinel. /Telegrafi/