Telegrafi ka siguruar në mënyrë ekskluzive fotografinë e kryetarin të KB Pejës, Art Gashit dhe Fahri Brecës, pas nënshkrimit të kontratës në palestër, gjë kjo që nuk ka ndodhur më parë në Kosovë.
Që të dy duken të lumtur dhe shumë të kënaqur me këtë transferim, teksa Brecës duket se nuk i pengon fare kalimi te rivali i përbetuar i klubit në të cilin është zhvilluar si lojtar.
Ende nuk dihet se çfarë kontrate ka nënshkruar Fahriu, mirëpo me këtë transferim Peja tashmë është forcuar edhe më shumë dhe sigurisht se do të jetë përsëri pretendenti kryesor për titull. /Telegrafi/