Era Istrefi dhe suksesi i saj ndërkombëtar tash po merr një dimension tjetër, të përmasave mbarë botërore.
Këngëtarja e cila nënshkroi kohë më parë për Sony Music ka qenë kryetemë e mediave botërore sa i përket veçantisë së saj në performim.
“Bon Bon” e Era Istrefit e krijuar në Kosovë ka shpërthyer duke arritur milionë klikime si në kanalin e Erës shqiptar, ashtu edhe në kanalin e Ultra Music ku fansa nga anë e mbanë bota kanë folur fjalë të mëdha për Erën.
Tash, Telegrafi ka siguruar një video ku shihet këngë “Bon Bon” teksa transmetohet në televizionin më të madh në botë në MTV.
Transmetimi i këngës së Erës është bërë në kuadër të hiteve të vitit 2016 që kanë pushtuar botën.
Ky nuk pritet të jetë suksesi i vetëm i Erës, e cila ka në përgatitje disa projekte me producentë vendor e ndërkombëtar, ku ajo së fundmi qëndroi edhe në Londër për një muaj për të punuar pikërisht në projekte muzikore. /Telegrafi/
Era Istrefi në MTV… çfarë suksesi !
Posted by Telegrafi Magazina on Saturday, 23 April 2016