Rrallëherë është i pranishëm në mediat rozë për jetën private, por më shumë flitet për punën dhe hitet që krijon për estradën shqiptare.
Por, së fundi producenti i njohur kosovar ka ndryshuar statusin privat prej ‘single’ në lidhje.
Është fjalë për Granit Gashi, autor i shumë hiteve kosovare, i cili ka filluar romancën me këngëtaren e mirënjohur kosovare Ana Kabashi, e njohur për pjesëmarrëse në “The Voice of Albania” dhe shumë këngëve.
Telegrafi ka arrit të siguroj edhe një fotografi të çiftit më të ri të skenës muzikore teksa Graniti shihet duke përqafuar Anën.
Teksa Ana është duke punuar në projekte të reja muzikore, Gashi po vazhdon krijimin e këngëve në produksionin ‘Massive Production’, i cili krijoi hitin “Ajo” të Getit dhe Majkut si dhe “Sa t’kom dasht” të Nora Istrefit. /Telegrafi/