Reperi ikonë e hip hopit shqiptar, 2Po2, ka folur në një intervistë ekskluzive për Telegrafin pak pas lansimit të projektit “Çka ka ftyra jem”.
Pikërisht në ditën e lansimit të këtij projekti u mbajt edhe Top Awards dhe atë që është besuar të jetë një “qërim hesapesh” me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku reperi në fakt ishte i ftuar dhe ishte i nominuar në dy kategori.
Për Telegrafin, 2Po2 konfirmon se ky projekt ka të bëjë pikërisht për ceremoninë në fjalë dhe për shumë festivale tjera që ai beson se aty janë shtypur artistët.
“Pikërisht, isha i ftuar dhe i nominuar. Kjo është sikur kur e lën “kumorën” në momentin që je duke e fituar atë, sepse kur e humbë është normale ta lësh atë. E kam shprehur mllefin, kam mundur të jem edhe egoist dhe ta mbylli gojën”, potencoi ai.
I pyetur në mënyrë më konkrete nga Telegrafi se nëse vërtet “Çka ka ftyra jem” është direkt qërim hesapesh me Top Awards apo edhe revoltë ndaj festivaleve tjera që shkelin vlerat e artistëve – vet 2Po2 konfirmon se po të dyja arsyet janë të sakta.
“Të dyjat janë. Por, me qenë se flitet non stop për real dhe fake, unë kam vendosur që të mbetem real”, ka deklaruar 2Po2.
2Po2 me daljen e tij publike kundër Top Awards ka inspiruar një varg artistësh tjerë që të mos marrin pjesë, edhe pse ai vet ishte i nominuar dhe i ftuar.
Pos 2Po2 të pranishëm nuk ishin edhe një pjesë e madhe e skenës së muzikës shqiptare, por i pari që shprehu revoltën ishte pikërisht reperi qysh nga faza e nominimeve ku ai duket se ndjeu se diçka nuk është në rregull me vlerësimet edhe për artistët e tjerë. /Telegrafi/