Reperi veteran shqiptar, 2Po2, i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve duke konfirmuar se në albumin e ri “2020” do të jetë një tjetër bashkëpunim me Unikkatilin.
Reperi në një intervistë për Telegrafin ka treguar se albumi do të lansohet shumë shpejt.
I pyetur konkretisht për një bashkëpunim me Unikkatilin, ai u shpreh pozitiv për këtë detaj.
Madje, ai e quan Unikkatilin reperin më real shqiptar.
“Jo, këto nuk janë më spekulime. Me Unikkatilin gjithë do të bashkëpunoj sepse është reperi më real që ka shqiptaria”, u shpreh 2Po2.
2Po2 po shijon një varg suksesesh nga videoklipet e lansuara së fundmi, teksa ai po bëhet gati për lansimin e albumit të ri detajet e të cilit do të zbulohen shumë shpejt. /Telegrafi/