Inxhinierët e angazhuar mbetën të turpëruar, kur në përpjekje të nxjerrin një kamion të ngecur në baltë, e bllokuan edhe ekskavatorin.
Gjatë punimeve në një projekt prej 625 mijë funteve në Dorset të Anglisë, situata doli prej kontrolli si pasojë e shirave të vazhdueshme, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ata nënvlerësuan fuqinë e baltës, ku ndaloi makina që peshon rreth 24 tonelata.
Punimet është dashur të ndalohen përkohësisht, derisa te thahet balta dhe në punishte është dërguar një ekskavator tjetër. Megjithatë, kamioni ka vazhduar të mbetet i bllokuar.
Finalizimi që është parashikuar për në fund të muajit prill, duket se do të vonohet edhe për një kohë. /Telegrafi/