Telegrafi

Ekskavatori mbi rimorkio, rrezikon komunikacionin në Prishtinë (Video)

Në rrugët e Prishtinës, këmbësorët por edhe mjetet motorike përballen me rreziqe të ndryshme.

Një qytetar ka dërguar një video në emisionin “Zyra e Ankesave” që transmetohet në RTV Dukagjini, ku tregon për një problem të tillë në njërën prej rrugëve të Prishtinës.

Në rimorkion e një kamioni, është vendosur një ekskavator i cili aspak nuk ka ekuilibër, duke rrezikuar kështu vozitësin e kamionit, qytetarët që kalojnë pranë e gjithë komunikacionin./Telegrafi/

https://youtu.be/Hp00uIo-hco?t=1553