Në provincën Hubei të Kinës, gjashtë ekskavatorë janë përfshirë në një aksident të qëllimshë.
Shoferët kanë vozitur dhe kanë bërë manovra të caktuara, në mënyrë që të rrëzojnë dhe u shkaktojnë dëme makinave të kundërshtarit.
Deri te kjo zënkë ka ardhur pasi kontraktuesi e ka anuluar marrëveshjen me një kompani, për një tjetër ofertë tjetër më të volitshme, transmeton Telegrafi.
Drejtuesit e kompanisë së dëmtuar, i kanë urdhëruar tre shofer që të bëjnë sulmin ndaj ekskavatorëve të kompanisë që i dëmtoi.
Në këtë mënyrë, ata kanë dashur të tregojnë makinat e forta dhe efikase për punë. /Telegrafi/