Telegrafi

Ekrem Hyseni zgjidhet kryetar i LDK-së në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor në Podujevë, ndërsa kryetar i degës është zgjedhur Ekrem Hyseni.

Hyseni ishte kandidat i kësaj partie për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale.

Kuvendi zgjedhor për kryetar të degës së LDK-së është mbajtur sot nga ora 12:00. Telegrafi merr vesh Hyseni është zgjedhur me 74 vota pro dhe 1 abstenim.

Ndryshe, lidhur me këtë orë më parë ka reaguar edhe ish kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu.

Veliu ka akuzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku se po shkel statutin e LDK-së dhe po tento të kontrabandojë një kryetar të ri të degës në Podujevë. /Telegrafi/