Hoxhë Ekrem Avdiu ka folur edhe për punën e Bashkësisë Islame në Kosovë dhe pluralizmin e mendimeve në këtë institucion.
Në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se mund të ketë mospajtime në Bashkësinë Islame, por ato janë të natyrave të ndryshme.
“Mendoj se duhet të ketë mospajtime në mes të hoxhallarëve, por ato janë të niveleve të ndryshme. Ndonjëherë ato janë te natyrës akademike, doktrinarë, ideologjike, që kjo është shumë e natyrshme. Nganjëherë mund të ketë edhe mospajtime të natyrës administrative”, u shpreh imam Avdiu, emri i të cilit shpesh është lakuar për predikim të një islami “ndryshe” nga ai që ka Bashkësia Islame e Kosovës, përcjell Telegrafi.
Avdiu po ashtu ka lavdëruar Bashkësinë Islame, pasi sipas tij në momentet vështira është me lëvizjen kombëtare.
“Bashkësia Islame gjithmonë është rendit me lëvizjen kombëtare, ku i kemi edhe 40 dëshmorë prej hoxhallarëve dhe shumë pjesëmarrës në luftën çlirimtare”, është shprehur hoxha nga Mitrovica./Telegrafi/