Site icon Telegrafi

Ekrani masiv i ndjeshëm në prekje, brenda Mercedes S-Class të ri (Foto)

Sa i përket eksterierit, ndryshimet duken vetëm te dritat e përparme

Deri tani, modeli i ri S-Class është parë disa herë në testim, ndërsa Mercedes është kujdesur që t’ia mbulojë detajet me një shtresë te konsiderueshme kamuflazhi, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që të mode vërehen detajet, apo ato janë shumë të pakta dhe nuk dallojnë prej modelit aktual. Çfarë bie në sy, janë dritat e reja dhe shumë të ndryshe.

Së fundmi, reporterët që merren me veturat e reja, kanë arritur të fotografojnë edhe enterierin e Mercedes S-Class.

Shumë pjesë të hapësirës së përparme janë të mbuluara me pëlhurë, pos një ekrani masiv, që duket se është i ndjeshëm në prekje.

Përballë shoferit është edhe një ekran, më i vogël, që do të shërbej për të gjitha informatat e mundshme. Përderisa funksioni i ekranit anësor, ende nuk dihet. /Telegrafi/

Exit mobile version