Telegrafi

Ekranet për iPad 3 në dërgesa që tani?

Sipas pohimeve, prodhimi gjatë nëntorit do të rritet edhe më tej, e Apple pritet të marr edhe dy milion ekrane shtesë. Prodhuesit e moduleve të ndjeshëm në prekje me dërgesa pritet të fillojnë deri kah fundi i muajit. Kapaciteti mujor i TPK Holding dhe Wintek do të jetë mbi një milion module në muaj. Gjykuar sipas dërgesave të komponentëve, Foxconn do të mund të fillonte bashkimin e pjesëve të iPad 3 qysh gjatë muajit janar, thonë burimet.

Sipas pohimeve, Apple po e shqyrton zgjerimin e linjës iPad me modelin me ekranin prej 7.85 inç. AUO dhe LG kompanisë qysh tani ia kanë dërguar shembujt e ekranit, por ende nuk dihet nëse iPad me këtë diagonale do të shoh ndonjëherë dritën e diellit. /Telegrafi/