Telegrafi

Ekranet më të shpejtë të ndjeshëm në prekje

Microsoft Research mendon se ky proces do të duhej të ishte dukshëm më i shpejtë, respektivisht pothuajse i menjëhershëm – video demonstruese shfaq latencën e ekranit tipik të ndjeshëm në prekje prej rreth 100 milisekondave, ndërsa prototipi i Microsoftit ka latencën prej krejtësisht një milisekonde. Latenca e arritur prej 1 ms më së shumti është e dukshme në aplikacionet në të cilat shfrytëzuesi vizaton me gisht, por të mundshme janë edhe përdorimet tjera ku nevojitet responsiviteti pothuajse në kohë reale.

Microsoft Research nuk zbuloi kurrfarë detajesh teknike të teknologjisë së re, e as kohën e mundshme për fillimin e përdorimit komercial. /Telegrafi/