Bëhet fjalë për ekranin transparent LCD, me rezolucion të plotë HD (1920 x 1080), i cili mund të dirigjohet edhe me prekje me të gjithë dhjetë gishtat.
Ekrani energjinë për të punuar e merr kryesisht përmes qelizave solare mbi të, ndërsa për funksionimin normal mjafton edhe drita e ambientit.
Kompania nuk ka dhënë detaje mbi teknologjinë e punimit, e cila i mundëson një punë të tillë kursyese, por ka premtuar modele komerciale në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/