Telegrafi

Ekonomistët thonë se përshkallëzimi tregtar SHBA-Kinë po provokon sistemin e tregtisë shumëpalëshe

Një numër ekonomistësh nga vende të ndryshme thanë se përshkallëzimi tregtar ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës po provokon sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe rendin ndërkombëtar të tregtisë.

Kryetari i Komitetit të Politikës dhe i Burimeve Koorporative në Londër, Mark Boleat, thotë se, “të marrim çelikun si shembull. Presidenti amerikan mund të thotë se importet e çelikut nga Kina e kanë ulur çmimin e produkteve vendëse, prandaj SHBA-ja është e gatshme të shtojë tarifat. Por nëse je një prodhues amerikan që blen çelikun kinez për prodhimin e produkteve të tjera, atëherë efekti i tarifave do të ngrejë në përmasën e madhe koston tënde të biznesit dhe të dëmton”.

Ndërsa, Anthony Black, profesor në Universitetin e Kejptaunit tha se, “sigurisht që po ushtron ndikim në tregti, ndikim në ekonominë kineze, në ekonominë amerikane dhe në ekonominë e të gjitha vendeve të botës, veçanërisht sipas meje në Azi. Kjo është njëra anë dhe nga ana tjetër, ndikim është ushtruar edhe në besimin e biznesit”.

Ekspertët bënë thirrje për një kthim në kornizën e multilateralizmit për realizimin e një sistemi tregtar të mirërregulluar, transparent dhe të drejtë. /Telegrafi/