Telegrafi

Ekonomistët kërkojnë heqje të embargos së SHBA-së ndaj Kubës

Në mbylljen e forumit ato vendosën t’i dërgojnë letër Obamës me kërkesë të hiqet embargoja "absurde" të cilën SHBA-ja e vendosi ndaj Kubës në vitin 1962.

Pjesëmarrësit në takim gjithashtu i shqyrtuan zgjidhjet alternative për krizën ekonomike globale, si edhe ndikimin e saj ndaj vendeve nga Bota e tretë. Ekonomistët dhe ekspertët i dërguan porosi edhe kryetarit të Kuvendi të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Migen D’Eskot, duke kërkuar nga ai analizë më të thellë të krizës dhe ristrukturim të sistemit të tanishëm financiar.

Mes pjesëmarrësve në Forum ishin edhe tre fituesit e Çmimit Nobël për ekonomi, Edmund Phelps, Robert Engl dhe Robert Mandel, si dhe presidentët e Hondurës, Manuel Salaj dhe të Republikës Domenikane, Leonel Fernandez.