Telegrafi

Ekonomist, Greqisë i nevojiten 75 miliardë euro për rifinancim të borxhit

"Pakoja e ndihmës së BE-së dhe FMN-së është zgjidhje e përkohshme për ekonominë greke. Nevojiten shumë vite që të vendosen financat shtetërore të Greqisë. Kjo do të thotë se është e nevojshme një fond më i madh për shpëtim të Greqisë", theksojnë ekonomistët.

Ata, gjithashtu, theksojnë se financimi eventual i Greqisë nëpërmjet FMN-së do të paraqes problem për Athinën, për shkak se Fondi do të kërkojë zvogëlim të shpenzimeve shtetërore, ndërsa një kërkesë e këtillë do ta sillte ekonominë greke deri në recesion më të thellë.

Sipas parashikimeve të "Ekonomist"-it deficiti buxhetor i Greqisë nën tre për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) mund të arrihet deri në fund të vitit 2014, ndërsa sipas planeve të Qeverisë greke gjatë vitit 2013.

"Të dalurat për borxhin shtetëror do të rriten prej pesë për qind nga BPV-ja në 8,4 për qind deri në vitin 2014 për shkak të vlerës më të lartë të letrave të reja me vlerë dhe për shkak të rifinancimit të letrave të vjetra me vlerë, ndërsa atëherë BPV-ja nominale e Greqisë do të jetë pesë për qind. Borxhi shtetëror pritet të rritet në 152,5 për qind nga BPV-ja deri në vitin 2014", thekson "Ekonomist".